Bogdani te tregu çam: Deklaratat e Ramës, shashka elektorale

Deklaratat  e kryesocialistit Edi Rama për situatën e taksimit të bzinesit të vogël dhe  të madh janë  cilësuar nga deputeti demokrat Gerti Bogdani si shashka elektorale.Pasi ka zhvilluar disa takime me përfaqësusi të biznesit tek tregu çam në Tiranë, Gerti Bogdani  tha se niveli i taksave është ulur dhe se në kohën kur kreu i PS-së ishte në krye të bashkisë së Tiranës taksat ishin më të larta për biznesin.Prej disa kohësh përfaqësusit e Partisë demokratike janë angazhuara në një fushatë konsultuese me biznesin e vogël dhe të madh për tu njohur me shqetësimet dhe me problematikat që ata hasain gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.Ndërkaq Partia Socialiste në programin e saj propozon heqjen e taksave për biznesin e vogël, çka është konsideruar nga demokratët demagogji elektorale.