Bundesliga, Bayerni nuk ndalet, dopiet Myler

Bayerni i Mynihut duket se nuk di të ndalet në këtë sezon në Bundesligë. Ekipi i Guardiolës ka arritur dje fitoren e 20-të në 22 ndeshjet e fundit duke sigluar në fund një fitore 4-0 ndaj Hanoverit e cila i reziston vetëm 25 minuta bavarezve. Ky sukses zgjati akoma më shumë hapin e bavarezve në krye të renditjes duke e shndërruar kampionatin gjerman në monotonë. Rezultati do të zhbllokohej nga Muller që shënon sërish ashtu sic bëri edhe në Londër. Nëntë minuta më pas, Alcantara  arriti të dyfishojë shifrat.Edhe pjesa e dytë do të ishte një përsëritje e së parës ku do të shënoheshin dy gola të tjerë. Myler mendon të realizojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën, ndërsa Madzukiç në minutën e 66-të do të mbyllte llogaritë e sfidës. Dortmundi duket se nuk po gjen ekulibrat gjatë këtij sezoni teksa gjatë kësaj jave është mundur edhe nga Hamburgu, i fundit i tabelës.Ekipi i Slomkës gjeti golin e avantazhit më në fund në minutën e 42-të me anë të Jiracek. Dortmund luajti një lojë mjaft të dobët duke mos shfaqur asnjë reagim. Në minutën e 57-të, Lassonga do të dyfishonte shifrat. Goli i tretë do të ishte edhe qershia mbi torte, pasi ishte spektakolar. Chelhanglu ekzekuton thuajse një penallti nga mesi i fushës për të befasuar portierin e verdhezinjve.Një moment "jo" po kalon edhe Leverkuseni i vendit të dytë, pasi u mund 3-1 nga Hamburgu. Ndeshja nisi menjëherë me gol për vendasit, që kaloi në avantazh  në minutën e 13-të me Dost, por përpara pushimit Sidney Sam barazoi shifrat për aspirinat. Volfsburgu nuk pajtohet me këtë rezultat dhe shënoi me Luiz Gustavon dhe Rodriguez.