Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura
Muzeu historik i Forcave të Armatosura me mbi 1000 objekte të rëndësishme të mbledhura në muzetë e gjithë Shqipërisë ka hapur dyert për të pritur vizitorët.Në pavjonet e tij historike është ekspozuar e gjithë veprimtaria e forcave ushtarake që prej periudhës osmane e deri në ditët tona. Relike si armë, veshje dhe simbole ushtarake janë një tablo e gjallë e luftrave tona mbrojtëse ndër shekuj.Në fjalën e tij Ministri i Mbrojtjes Imami vlerësoi të gjithë ata të cilët kontribuan në realizimin e këtij muzeu, i vetmi i këtij lloji në kryeqytetDrejtori i Arkivave dhe muzeve të Forcave të armatosura , tha se kjo është një punë e madhe e specialistëve për të mbrojtur dhe ekspozuar sakrificën dhe lavdinë e forcave të armatosura duke bërë edhe një apel.Muzeu është konceptuar dhe formësuar në dy pjesë, në armët dekorative të cilat tregojnë punën e çmuar të artizanëve shqiptar dhe pjesa tjetër armë me të cilat është luftuar në beteja të rëndësishme, për lirinë e vendit.