Premtimet pas heqjes së furgonëve, Shoqata e Autobusëve: Kushte komode e pa vonesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 15:09
Shërbimi i Transportit të autobusëve ndërqytetas premton përmirësime të ndjeshme për udhëtarët.Kujtim Mema, kreu i Shoqatës së Transporteve Interurban deklaroi se në përmbushje të këtij kriteri kërkojnë vendosjen e autobusëve të prodhimit mbi vitin 2000, të krijohen terminale modern si dhe të krijohen stacionet përfundimtare.Ndërkohë përsa i përket vonesave dhe biletave, Mema premton se edhe ky fakt do të ndryshojë së shpejti.Në Shqipëri qarkullojnë rreth 5000 mijë autobusë, të cilët bëjnë linja me të gjithë qytet e vendit. Shpesh drejtues të autobusëve janë ankuar për konkurencë të pandershme prej drejtuesve të furgonëve.