Lumi Osum i tejndotur, banorët japin alarmin: Mbetje dhe aromë e keqe
Ndotja e lumit Osum në Berat prej vitesh konsiderohet mjaft e lartë, por ditët e fundit ajo eshte shenuar ne nivele te larta, ku në sipërfaqe te ujit dallohet qartazi nje shkume e bardhe, e shoqëruar edhe me arome të rende.Të apasionuarit pas peshkimit, por dhe qytetarët që përshkojnë çdo ditë rrugën drejt qendrës së qytetit, kanë qënë të parët që kanë vënë re këtë situatë të krijuar.Ndotja dyshohet se ka ardhur nga derdhja e mbetjeve në lum, nga fabrika e lëkurave, e cila ndodhet në periferi të qytetit.Vitin e kaluar Bashkia e qytetit i vuri kusht jo vetem ketij subjekti,por edhe te gjitha bizneseve qe operojne ne kete zone pajisjen me filtra mbrojtës dhe vetëm pas kësaj u rinovua leja për ushtrimin e aktvitetit.Por duket se ditët e fundit problemi është rikthyer sërish, pasi ndotja ka përfshirë ujin, ajrin dhe florën, por këtë herë nuk shqetësohet askush për këtë ndotje.Qytetarët janë të parët që reagojnë në lidhje me këtë situatë, duke kërkuar marrjen e masave.Ndërkohë që askush pranë zyrës së mjedisit në Bashki, apo Agjensisë Rajonale te Mjedisit nuk shprehet për këtë problem.