Protesta e furgonëve, Berisha thirrje qytetarëve ta mbështesin
Ish-kryeministri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve te mbeshtesin të mërkurën greven e pergjithshme te furgonave dhe kauzen e tyre te drejte. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Berisha i referohet një mesazhi të një qytetari nga Kukësi, i cili denoncon bllokimin nga policia të furgonit që transportonte fëmijët për në shkollë.“Si ne koherat e zeza te eterve te tyre, qeveria Rama-Meta torturon vogelushet e shkollave!Te dashur miq, ne betejen e tyre antifurgon marrezia e qeveritareve nuk njeh kufi. Kjo beteje nuk kursen as vogelushet e shkollave. Keshtu Erion Krasniqi denoncon ne mesazhin e tij sa vijon:"Z.Berisha sot ne Kukes disa femije ngelen pa mesim. Policia e Rames bllokoi furgonin e femijeve i zbriten ne toke dhe shoqeruan per ne komisariat po femijeve ju ngelen çantat e shkolles ne furgon. Femijet po qanin ne rruge. Ky skandal ka ndodhur ne fshatin Kolsh te rrethit te Kukesit. Te lutem tregoje ne Parlament kete turp te kesaj qeverie me r…Ethem Sadria"”.Sipas Berishës ky njoftim trondites deshmon dhe nje here anen ç'njerezore te qeverise Rama-Meta, qe do me çdo kusht te krijoje monopolet e veta ne transportin e qytetareve dhe te mbushe xhepat e qeveritareve se paku me 20 milion euro duke dhene me ryshfet liçensat e reja.“Protesta eshte pergjigja e vetme ndaj tyre ndaj ju bej thirrje te gjithe qytetareve, prinderve, nxeneseve te shkollave te mbeshtesin me te gjithe mundesite e tyre greven e pergjithshme te furgonave dhe kauzen e tyre te drejte!”Ora 10:00 e së mërkurës do të mbledhë në Tiranë në një protestë kombëtare drejtuesit e autoveturave 8+1, të cilët janë kundërshtojnë vendimin e qeverisë që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura e drejtuar nga Gëzim Kalaja thotë se kjo do të jetë një protestë miting në të gjithë Shqipërinë, sepse nga kjo situatë e krijuar janë prekur 20.000 drejtues të autoveturave në të gjithë vendin.