Berisha, mesazh urimi ish-kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi ish-kryeministres se Ukraines, Yulia Tymoshenko, e cila u liruar nga burgu vetëm dy ditë më parë. Në mesazhin e urimit, Berisha thekson se Tymoshenko me qendresen dhe martirizimin e saj u be zeri i ndergjegjes se kombit ukrainas."E nderuar zonja Tymoshenko,Keto dite mori fund kalvari i torturave, i persekutimit dhe burgosjes suaj si kundershtare politike e regjimit te Janukoviç, njeriut qe perdori voten e qytetareve te tij si arme lufte per te burgosur dhe ekzekutuar kundershtaret e tij politik,vlerat e demokracise, vokacionin europian te kombit tuaj. Ky ishte nje lajm shume i gezueshem per Eugenian dhe te gjithe familjen tuaj, miqte e shumte, bashkepunetoret tuaj, demokratet e Ukraines dhe per miliona e milona miq ne Shqiperi, ne Europe dhe ne bote, qe kane ndjekur me admirimin me te thelle qendresen tuaj heroike per parimet dhe vlerat qe ndajne njerezit e lire dhe interesin kombetar te vendit tuaj te dashur.Vitet e burgut, torturat, semundja dhe mungesa e mjekimit kane qene teper te mundimshme, por Ju, me qendresen, sakrificat, martirizimin tuaj per se gjalli, u bete zeri i ndergjegjes te kombit tuaj vigan, ukrainasve demokrate dhe liridashes, zeri i ndergjegjes perendimore te Ukraines. Qendresa juaj epike u be frymezim i madh per heronjte e ketij revolucioni qe me sakrificen e tyre sublime permbysen regjimin despotik dhe rikthyen lirine e grabitur, dinjitetin e shkelmuar te qytetareve te Ukraines, vokacionin dhe te ardhmen e ndritur europiane te vendit tuaj te madh”shkruan Berisha.Tymoshenko u lirua pas një votimi në Parlament ditën e premte që kërkonte lirimin e saj nga burgu. Ajo ishte dënuar me 7 vjet burg në vitin 2011 pas një procesi gjyqësor të diskutueshëm në lidhje me disa veprime që kishte bërë kur ishte Kryeministre.