15 vjet ‘SIGAL’, Ponari: Legjislacioni në fushën e sigurimeve duhet të rinovohet
Një ndër kompanitë më prestigjioze të sigurimeve në Shqipëri e jo vetëm, ''Sigal Unika Grup Austria''ka festuar 15 vjetorin e themelimit të saj.Drejtori i Përgjithshëm, Avni Ponari, tha se kjo kompani është lider në tregun e sigurimeve, duke u vlerësuar ndërkombëtarisht, ndërsa shtoi se ka ende çështje që mbeten për tu zgjidhur. Lidhur me këtë çështje, Ponari tha se duhet një ndryshim i legjislacionit shqiptar.''Ka një mungesë të theksuar në shumë fusha të legjislacionit, për të cilën duhet ndërtuar një legjislacion i ri duke filluar që nga ligji për sigurimet. Ligje të cila bëjnë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në të gjitha fushat dhe ju e dini që Shqipëria është një nga vendet ku sot aksidentet dhe ngjarjet e sigurimet janë të pranishme çdo ditë duke filluar nga aksidentet rrugore, aksidentet në ndërtim që natyrishtë janë pjesë e programit dhe e punës së sigurimeve dhe jo e taksa paguesve. Sepse taksa paguesit janë dhe taksat përdoren për qëllim tjetër sesa mbrojtja e interesave të qytetarëve mbrohet nga industria e sigurimeve"tha Ponari.Sakaq kompania e sigurimeve SIGAL organizoi edhe një ceremoni festive në ditën e krijimit të saj, si një ndër kompanitë më prestigjoze në Europë, e tashmë prezente në Shqipëri prej 15 vitesh.Në cermoninë e organizuar ishin të pranishëm figura të njohura të politikës shqiptare, Konsuj Nderi si dhe personalitete të tjera të biznesit , të cilët vlerësuan lart kompaninë për punën e bërë në tregun e sigurimeve.