Ligji i ri i turizmit, Ministrja Gjermeni: Do rrisim cilësinë e shërbimit
Turizmi shqiptar është ndëshkuar për shkak të cilësisë së shërbime që ofron.Kjo ka bërë që të rishikohet ligji aktual për turizmin, duke parashikuar çertifikim të standarteve të njësive akomoduese, kualifikim të punonjësve si dhe krijim i guidave turistike.Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deklaroi se liçensimi i njësive akomoduese do të ndodh për herë të parë në vendin tonë.Ministrja lançoi gjithashtu një bashkëpunim me Qëndrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes, projektin pilot për zhvillimin e kursit të trajnimit për grupin e parë të guidave turistike.“Çertifikimi i guidave turistike është një nga prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Para fillimit të sezonit turistik ne do të kemi gati guidat e para të çertifikuara, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në këtë sektor, deklaroi Ministrja Gjermeni.Për kryetarin e qendrës Kristo zhvillimi i turizmit të qëndrueshem duhet të jetë në harmoni të plotë me mikpritjen cilësore dhe profesionale që u bëhet turistëve të huaj.Projekti që do të zbatohet për një periudhë 3 mujore, synon gjetjen e rrugëve efikase për zgjidhjen e problemit të mungesës së guidave turistike të çertifikuara në vend.Shumë shpejt Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të çelë në faqen e saj zyrtare dhe në facebook konkursin për të aplikuar në kursin e trajnimit që do të organizohet. Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.Aplikantët e përzgjedhur nga Komisioni i vlerësimit që do të ngrihet pranë Ministrisë mbas përfundimit të kursit të trajnimit dhe provimit për plotësimin me sukses të programit do të pajisen me çertifikatë profesionale nga Ministria.Guidat turistike do të regjistrohen me numër identifikues në regjistrin e Guidave Turistike të çertifikuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Regjistri do të jetë i publikuar online në faqen e Ministrisë.