Shkolla e Baldushkut merr emrin e Feti Voglit, Nishani: Luftoi për paqen në botë

Emri dhe vepra e kapiten Feti Voglit tashmë do të jetë e perjetësuar. Shkolla e Baldushkut, aty ku mësoi edhe kapiten Vogli, tashmë do të mbajë emrin e tij.I pranishëm në ceremoninë ishte edhe President i Republikës, Bujar Nishani, i cili u shpreh se Feti Vogli u flijua për vlerat më të larta të njerëzimit në një vend të largët. Sipas numrit një të shtetit, Vogli është i pavdekshëm me martirizimin e tij.“Ndihem i nderuar që marr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Kapiten Feti Voglin. Sakrifica e tij ishte për të mbrojtur të gjithë njerëzit e botës. Kapiten Feti Vogli u martirizua në një vend të largët për të mbrojtur lirinë njerëzore” tha Nishani.Në ceremoni merrnin pjesë familjarë dhe kolegë të Voglit, të cilët luftuan bashkë me të në Afganistanin e largët. Të pranishëm ishin e përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambasadës amerikane."Deshmori i Atdheut"Feti Vogli humbi jetën 20 shkurtin e vitit 2012 gjatë misionit të trupave shqiptare atje,ndërsa mbeti i plagosur Aleksandër Peçi,i cili u mbijetoi plagëve.