Deputeti i LSI Gjovalin Kadeli denoncon rritjen e krimit në qarkun e Lezhës

Vjedhjet po kthehen ne nje problem shqetesues ne qarkun e Lezhes, ku pothuajse çdo nate shenohen raste te tilla kryesisht ne zonat rurale.Pjese e ngritjes se ketij shqetesimi eshte bere edhe deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Gjovalin Kadeli, sipas te cilit banda te ndryshme kriminale veprojne çdo nate duke terrorizuar banoret.Kadeli ka bere te ditur se nga policia nuk ka patrullime gjate nates, pasi ka mungese te karburantit i cili konsumohet nga drejtuesit e larte te policise, per nevoja e tyre private.Ai i ka bere thirrje Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri qe te marre masa, pasi situata eshte mjaft problematike.Vetem gjate muajve te fundit jane shenuar me dhjetra vjedhje, ku shpesh here hajdutet me arme dhe maska kane hyre edhe ne banesa, duke terrorizuar edhe banoret.