Naço akuza KLD-së për Ina Ramën: Ligji është i qartë për ata që duan ta lexojnë

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, shprehet se e ka mbështetur kandidaturën e ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama për emërimin e saj në gjykatën e apelit Tiranë. Ndërsa ka thumbuar përsëri KLD-në si institucion bunker, pasi ka harruarr transparencën me median dhe publikun.Naço i është përgjigjur interesit të medias për mbledhjen e të hënës të KLD-së ku ish-numrit një të akuzës iu mbyll dera për tu rikthyer në detyrën e saj të mëparshme.“Nuk jam zëdhënësi i KLD-së. Ju e dini që KLD-ja ka fillur t`i bëjë mbledhjet me dyer të mbyllura dhe mund të pyesni zëdhënësin. Unë propozova që të futej në rendin e ditës sepse ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe kërkesa zvarritej për një viti. Sigurisht që kam votuar edhe pro sepse ishte një e drejtë që parashikohej në ligj. Prokurori i përgjithshëm kur mbaron detyrën me pëlqimin e vetë mund të rri dhe të punojë prokuror në prokurorinë e përgjithshme, mund të shkojë në atë detyrë që ka qënë ose në një vend të barazvlefshëm me të. Ligji flet qartë pë rata që duan ta lexojnë qartë. Për të tjetër drejtohuni zëdhënësit të KLD-së” tha Naço.Gjithashtu Ministri i Drejtësisë njoftoi se së shpejti në Kuvend pritet të kalojë paketa antikorrupsion.Deklaratat Ministri i bëri pas mbledhjes së Komisionit të ligjeve ku ai ishte thirrur për të diskutuar projektligjin për të drejtat e trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.Naço ka ripërsëritur se sistemi i burgjeve është i kalbur dhe një problem serioz janë lejet shpërlyese që jepen pa kriter nga zyrtarët e burgjeve. Naço sqaroi se për 11 persona janë bërë kallzime ne prokurori vetëm për lejet e dhëna pa kriter.