Falsifikuan dokumenta për azil, Prokuroria e Shkodrës çon 12 persona në gjyq
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër dërgon për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të Komunës Postribë, Faz Shabaj; sekretarit të Shoqatës së Misionarëve të Paqes, Nikollë Shullani, tre kryepleq dhe 7 shtetas, të gjithë të akuzuar për fallsifikim dokumentash, me qëllim përfitimin azili në Belgjikë. Personat e mësipërm, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara, kanë lëshuar vërtetime të fallsifikuar, sikur kanë qenë të përfshirë në gjakmarrje.Nga hetimi ka rezultuar se faktet e paraqitura në dokumentacion janë të gjitha të pavërteta. Kryetari i komunës Postribë dhe sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes akuzohen se e kanë kryer këtë vepër në të paktën 7 raste.Më poshtë, lista e plotë emërore e 12 personave, për të cilët Prokuroria e Shkodrës ka dërguar kërkesën për gjykim.PROKURORIA SHKODËR K Ë R K E S Ë PËR GJYKIMProkuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ju paraqet për gjykim procedimin në ngarkim të të pandehurve:Faz Shabaj, lindur më 1949, me detyrë kryetar i Komunës Postribë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” gjashtë herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Nikollë Shullani, lindur më 1954, me detyrë sekretar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” shtatë herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Sait Bushaj, lindur më 1960, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Shuaib Uraj, lindur më 1957, , me detyrë kryetar i fshatit Mes, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Sait Shabaj, lindur më 1951, me detyrë kryetar i fshatit Boks, i hetuar pa masë sigurimi.Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” tre herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Sadik Muhaj, lindur më 1960, me detyrë kryetar i fshatit Drishtë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.Musa Bajraktari, lindur 1953, hetuar pa masë sigurimi.Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.Sait Brahimataj, lindur më 1958, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.Caf Bibaj, lindur më 1956, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.Faik Hyseni, lindur më 1957, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.Hamza Repaj, lindur më 17.07.1950, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.Halil Hasaj, lindur më 1949, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.