Me brez tritoli nga Burreli në Tiranë, kapet "Rambo" 52-vjeçar, mister destinacioni
Një 50 vjeçar ka rënë në prnagat e policisë së Tiranës, pasi në brez atij i janë gjetur 4 kallëpe dinamiti. Behet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Allushi nga qyteti i Burreli dhe me banim në Kamëz.Mësohet se Allushi kishte udhëtuar nga qyteti i tij i lindjes drejt Kamzës paraditen e të martës dhe falë marrjes në kohë të informacioneve për vendodhjen e tij, komisariati numër 5 ka bërë ndalimin e tij.
Arrestimi i tij është bërë një lokal në qendër të qytetit dhe pas kontrollit është parë që 50-vjeçari, poshtë rrobave të tij kishte fshehur lëndën plasëse.Allushi u shoqërua fillimisht në ambjentet e komisariatit 5,ku u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në Drejtorinë e policisë së kryeqytetit.
I arrestuari u mundua të justifikohej se ishte një sasi dinamiti e mbetur nga viti 1997, ndërsa hetimet e grupit hetimor janë fokusuar tek një ngjarje kriminale e cila mund të jetë planifikuar apo vetëm shitja e tij.Ndërkohë që në pyetje do të merren të afërm të tij si në Mat ashtu edhe në qytetin e Kamzës, për të mësuar origjinën dhe destinacionin e kësaj sasie eksplozivi.