Shtyhet diskutimi për "nëpunësin",Celibashi:Pranojmë vendimin e Kushtetueses

Ndonese marrdheniet mes paleve jane te zymta, mazhoranca i ka shtrire serish doren e bashkepunimit opozites, duke shtyre diskutimin per amendamentet ne ligjin e nepunesit civil.Vendimi eshte marre ne Konferencen e Kryetareve, ku sipas Minsitrit te Shtetit per Marrdheniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, kjo shtyrje vjen ne respekt te zbatimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese mbi aktin normativ, por dhe per ti dhene mundesi opozites te behet pjese e diskutimit te ketyre ndryshimeve qe sipas tij jane terësisht teknike.“Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punës së Kuvendit për periudhën në vazhdim. Diskutuam për ndryshimet e ligjit të nëpunësit civil dhe gjykuam të shtyjmë shqyrtimin e amendamenteve qoftë ne seancë ashtu edhe në komisionet përkatëse. Gjykata kushtetuese ka marrë vendimin për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil dhe jemi të detyruar të zbatojmë vendimin. Por ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës.Për të mos u treguar arrogant vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të mos bëhen në datën 6 por të shtyhen në kalendarin e punimeve të Kuvendit” tha Celibashi.I pyetur në lidhje me paralajmërimet e opozitës për bojkot të Parlamentit, Celibashi theksoi se një veprim i tij nuk është dobiprues.“Qëndrimi bojkotues ndaj veprimtarisë së Kuvendit nuk është zgjidhje as e dëshiruar por as edhe dobipruese. Por megjithatë është vendimi i tyre” tha ai.Nderkohe burime prane Qendres se Publikimeve Zyrtare, konfirmojne se vendimi i Gjykates Kushtetuese do të publikohet ne daten 26 shkurt, ku eshte dhe afati i fundit zyrtar.Konferenca e Kryetareve ka vendosur qe te perfshijë ne kalendarin e punimeve dhe diskutimin per disa ndryshime ne kodin e proçedures penale, perfshire paketen antikorrupsion.PD: Të tërhiqet vendimi për Xhukën. Konferenca e kryetarëve rrëzon kërkesën e PalokësNdërkohë më herët, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka e cilësoi si antikushtetues shkarkimin e kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka nga mazhoranca“Një nga aktet më të rënda kushtetuese ishtë shkarkimi i Zana Xhukës, e në këto kushte ne kërkuam që Konferenca e Kryetareve të kthente ligjin dhe kushtetuetshmërinë. Por përgjigja që na u kthye ishte arroganca, e njëjtë me atë që iu kthye dhe shoferëve të furgonave. Ne do të marrim vendimet e duhura ndaj kësaj qeverie arrogante antikushtetuese” tha Paloka.