Akuzohet nga e bija për inçest, 62-vjeçari mohon akuzën: E trilluan vajzat
Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ka dhene masen e sigurise arrest me burg ndaj 62-vjeçarit Tom Bregu, i akuzuar se ka kryer marredhenie seksuale me vajzen e tij 14 vjeçe me inicalet M. B.Perballe trupit gjykues dhe prokurorit shtetasi Tom Bregu ka mohuar te kete lidhje me akuzen qe i eshte ngritur, ndersa ka thene se çdo gje eshte e trilluar nga vajzat e tij me te cilat kishte kontradikta qe ne vitin 2009 kur ka dale nga burgu.Gjithashtu 62-vjeçari eshte shprehur se prej nje viti 14-vjeçarja ka pasur nje lidhje me nje djale nga nje fshat tjeter dhe sipas tij vajza i ka thene qe ka kryer marredhenie ne tek ish-stallat e fshatit si dhe i ka kerkuar te mos shkonte tek familja e djalit.Tom Bregu ka deklaruar se vajza e cila e akuzon per dhune seksuale eshte e manipuluar nga vajzat, te cilat disa vite me pare duke qene studente ne shkolle te larte jane larguar pa dijenin e tij, njera ne Itali dhe tjetra ne Slloveni, per ç'ka edhe nuk i ka pranuar me ne shtepi.Gjithashtu ai ka deklaruar se ka pasur kontradikta edhe me familjen e gruas se tij me te cilet ka disa vite qe nuk ka marredhenie. Prokuroi i çeshtjes Xhevahir Lita ka kerkuar nga gjykata qe te shpalle te ligjshem arrestin e Tom Bregut.Trupi gjykues i kryesuar nga gjykates Andri Ymeri ka shpallur te ligjshem masen e sigurise “arrest me burg” per shtetasin Tom Bregu ndaj te cilit rendojne akuzat kryerje e marrdhenies seksuale me persona me te familjes ( ne lidhje gjaku) si dhe “per kryerje marredhenies seksuale me te mitur” nen moshen 14- vjeçe.Nderkohe ne fshatin Reç i Ri te Komunes Velipoje ku jeton familja e Tom Bregut vajzat dhe djali tashme jane te mbyllur ne shtepi dhe ata jashte kamerave tregojne se babai i tyre ka tentuar te kryeje maredhenie edhe me vajzat tjera por nuk ja ka arritur, nderkohe qe çudia me e madhe ka qene kur vajza 14 vjeçe eshte marre ne pyetje nga policia ne prezence te Tom Bregut pasi kane pasur dyshime rreth deklarimit te vajzes.14-vjeçarja M.B eshte marre nen kujdesin policise dhe ndodhet ne nje qender rehabilitimi ne Tirane. Tom Bregu ka qene me heret i denuar me 15 vjet burg per vrasje dhe vetem 2 vjet me pare ishte liruar, pasi ka kryer denimin.