Berisha:Protesta "Rama hiq duart nga xhepat tanë" po pushton Shqipërinë!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur protestën e biznesmenëve të Pogradecit.Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha e ka quajtur këtë protest si fillimin e betejës për uljen e taksave, kusht vendimtar për krijimin e vendeve të reja të punës, punësimin e qytetarëve dhe luftën kundër varfërisë.Postimin e tij Berisha e ka mbyllur duke u bërë thirrje biznesmenëve të mbarë Shqipërisë të protestojnë kundër rritjes së taksave nga qeveria.Postimi i plotëProtesta "Rama hiq duart nga xhepat tanë" po pushton Shqipërinë! Mbështetje të plotë biznesmenëve të Pogradecit.Të dashur miq, dje qindra biznesmenë të qytetit të Pogradecit, të revoltuar nga rritja e taksave nga qeveria Rama-Meta, protestuan në bashkinë e qytetit dhe kërkuan uljen e taksave që po falimentojnë bizneset e tyre.Të dashur miq, le të përshëndesim dhe të solidarizohemi edhe ne me këtë protestë si fillimin e betejës për uljen e taksave, kusht vendimtar për krijimin e vendeve të reja të punës, punësimin e qytetarëve dhe luftën kundër varfërisë. Ju bëjë thirrje biznesmenve të mbarë Shqipërisë të protestojnë kundër rritjes së taksave nga qeveria dhe të presin me gërshërët e protestës dorën e zezë të qeverisë Rama - Meta në xhepat tona!! sb