18 kg kokainë e heroinë nga Shqipëria, pranga 4 shqiptarëve, e trafikonin në Sardenjë
Një operacion antidrogë në qytetin e Olbias, në verilindje të Sardenjas ka vënë në pranga 5 persona, katër prej të cilëve shtetas shqiptar dhe ka sekuestruar 18 kg drogë.https://www.youtube.com/watch?v=CIjFletExIw
Pas përfundimit të operacionit antidrogë, policia dha detaje të mëtejshme gjatë një deklarate për shtyp ku njoftohej se të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë Eugert Bici 30 vjeç, Elis Pisha 28 vjeç, si edhe italiani 25-vjeçar Simone Canu.

Hetimi i koduar “Polo Est”, nisi gjatë muajit shkurt pasi me datë 17 autoritetet lokale vunë në pranga çiftin shqiptar Durim dhe Sivana Bejko 54 dhe 59 vjeç, të akuzuar për trafikim droge pasi gjatë kontrollit policor në makinën e tyre u gjetën 8.6 kg kokainë dhe 9.5 kg heroinë.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 50 gr kokainë, një pistoletë Bereta sëbashku me një sasi plumbash, rreth 20 mijë euro para kesh, 2 makina në përdorim nga të arrestuarit dhe shumë materiale për përpunimin e drogërave.
Të gjithë të arrestuarit do të përballen me akuza për trafikim të lëndëve të rrezikshme narkotike në sasi të konsiderueshme dhe tashmë gjenden në burgun e Tempio.
Hetimi konsiderohet nga autoritetet lokale si një përpjekje e përbashkët e departamentit të policisë rajonale të Olbias dhe skuadrës së Sasarit në kuadër të ndalimit të lulëzuar të trafikut të heroinës dhe kokainës në ishullin e Sardenjës.