“Gjobë” për heqje gjobe, në pranga 3 inspektorë të Inspektoratit të Punës

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e anti-korrupsionit vunë sot në pranga tre inspektorë të Inspektoriatit të Punës nën akuzën për korrupsion.Pas hetimit të Prokurorisë së Tiranës policia ka arrestuar në flagrancë inspektorët H.Gjoksi, S.Lala dhe T.Mancellari të cilët po merrnin 50.000 lekë nga 1 subjekt privat në këmbim të heqjes së një gjobe.Menjëherë pas arrestimit të tre inspektorëve ka reaguar Inspektoriati Shtetëror i Punës. Përmes një deklarate ISHP distancohet nga të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin, ndërsa thekson se ky institucion mbështet punën e policisë dhe Prokurorisë.Inspektoriati i Punës ka liruar menjëherë nga detyra tre inspektorët e arrestuar, ndërsa garanton në rast abuzimi personat do të ndëshkohen.