Vlorë, përpunimi i mbetjeve urbane, banorët ankohen për ajrin e ndotur

Grumbullimi dhe përpunimi i mbetjeve urbane është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen banoret e Vlores. E ndersa ky qytet miratoi projektin e vijes bregdetare, problemi i mbeturinave mbetet nje nga me emergjentet per nje qytet turistik.Vend'hedhja aktuale, ndodhet në periferi të qytetit por shumë pranë kufirit të banesave, kjo si rrjedhojë e popullimit të zonave periferike të Vlorës. Përpunimi i mbetjeve të ngurta shoqërohet me ndotje të mjedisit qe po e kthen jetesen e banoreve aty thuajse te pamundur.Projekti i ndërtimit të vendit të ri të hedhjes dhe përpunimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, ende nuk po konkretizohet. Megjithëse, ky projekt është hartuar, dhe ka kaluar dy shkallë të vendimmarrjes, ai nuk po gjen zbatim për shkak të konfliktit për vendin ku do të ndërtohet.