Mourinho: Kjo Barça, më e dobëta në shumë vite
Është dita e Manchester City-Barcelona në arenën e madhe të Champions League. Jose Mourinho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo me komentet e tij për Wenger të cilin e quajti specialist të dështimeve, por për opinionin që ka për Barçën e Gerardo Tata Martinos. Për "The Special One", "Citizens" kanë rastin më të mirë për të avancuar më tej në kompeticionin europian, duke ia zbehur shanset blaugranave."Sigurisht që nëse do të shikojmë historinë, Barcelona është favorite, por kjo skuadër e këtij sezoni ka treguar se nuk është e njëjta me ato tëviteve të mëparshme. Ata kanë Messin, i cili është i veçantë dhe ekipi vlen më shumë se kaq, por mendoj se kjo Barcelonë është më e dobëta e shumë viteve, prandaj Manchester City ka një shans të mirë", është shprehur portugezi.Veç përplasjeve verbale me Arsene Wenger, Mourinho në Angli ka patur së fundi fërkime edhe me Pellegrinin, për të cilin tashmë vë bast se mund ta mposhtë Barçën e argjentinasit Martino.Ndërkohë portugezi duhet të mendojë edhe për takimin që Chelsea do të ketë në 1/8 e Champions. Javën e ardhsme, Blutë e Londrës do të udhëtojnë drejt Turqisë për t’u përballur me Galatasaray.