Juventus kthehet te fitorja, ndalet Lacio e Berishës
Juventusi ka rikthye qetësinë në kampionë e saj këtë fundjavë teksa është kthyer te fitoret, duke mposhtur 3-1 në shtëpi Kievon. Skuadra tjetër e qytetit të Veronës nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë sic bëri Verona e Tonit një javë më parë. Bardhezinjve i mjaftuan vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në avantazh me Asamoah, i cili pas nëj pasimi me Jorenten lëshon një siluet në cepin e djathtë të portës së Agazit. Në minutën e 29-të Klaudio Markizioi dyfishoi avantazhin për vendasit duke dërguar të dyja skuadrat merezultain 2-0 në pushimin e sfidës.Zonaj e vjetër do të vazhdonte dominimin edhe pjesën e dytë por nuk harron të bëjë edhe ndonjë gabim në prapavijë atje ku në mungesë të Barzajlit dhe Kielinit ka gjithmonë vend për të pësuar. Martin Kaseres u gjend I papërgatitur teksa Lishtejner tenton të largoj topin që e përplas në trupin e uruguaianit dhe përfundon në rrjet. Në minutën e 58-të, Fernando Llorente bën atë që është mësuar të bëjë gjithmonë, fiton duelin në ajër me kundërshtarët dhe përfiton nga një gabim I Agazit për të ndezur sërish "Juventus Stadium" dhe për të qetësuar Konten, I cili filloi të shqetësohej nga sulmet e skuadrës mike. Në minutat në vijim Kampionët e Italisë administruan avantazhin.Lacio e Etrit berishës më në fund është thyer dhe këtë e ka bërë në një transfertë të vështirë si ajo e Katanias. Gardiani shqiptar ka qenë më I miri në fushë te lacialët se bashku me Maurin por nuk mundi të evitoj dot humbjen. Izko do të kalonte në avantazh vendasit pas një goditje të bukur në hyrje të zonës që shoqërohet nga Berisha por nuk ndalet dot prej tij. Stefano Mauri Në fundin e pjesës së parë do të barazonte rezultatin. Në pejsën e dytë Berisha bën një sër pritjesh spektakolare por nuk eviton dot shthurjen e mbrojtjes vendase e cila mposhtet dy herë me kokë nga Spoli dhe më pas edhe nga Peruzi. Udinese humbi një mundësi të mirë, ku deri në minutën e 48 kryesonte me rezultatin 3-1. Për miqtë nga Friuli shënuan fillimisht Basta dhe Fernandez, ndërsa në fund të pjesës së parë ngushtoi diferencën Conate. Goli i Muriel në fillimit të fraksionit të dytë ishte I pamjaftueshme pasi Xhenoa gjeti dy herë rrjetën me goleadorin Zhilardino.