Shaqiri uron Pavarësinë me flamurin kombëtar

Në një ditë kur Kosova feston 6-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe kur liderë nga e gjithë bota urojnë shtetin më të ri për ditëlindjen e gjashtë nuk mund të rrinte pa uruar as ylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri.Gjilanasi, që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në Facebook ku uron të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar."Urime 6 vjetori i Pavarësisë së Kosovës", shkruan mbi foto ylli shqiptar i futbollit botëror.Ajo që bie në sy në foto është fakti se Shaqiri nuk zgjedh të urojë me flamurin shtetëror të Kosovës por me atë kombëtar shqiptar./Burimi: albeu.com/