Flasin Venger dhe Moyes
Ka sërish zhgënjim në shtëpinë e Arsenalit pas ndeshjes ndaj Manchester United. Arsene Venger mendon se skuadra e tij meritonte tre pikë ndaj djajve të kuq. Tekniku francez është shprehur mjaft i kënaqur me punën e bërë nga mbrojtja pas zhgënjimit në Enfilld gjatë fundjavës."Kemi krijuar shumë raste për shënim dhe duhet të ishim treguar më të qartë. Këtë ndeshje duhet ta fitonim por të mos harrojmë se po luanim ndaj Manchester United. Duke luajtur në sulm kemi rrezikuar që të pësonim edhe gol në prapavijë, por skuadra u mbrojt mjaft mirë. United ka mjaft kualitete në sulm dhe jam shumë i kënaqur nga loja, por jo nga rezultati pasi duhet të fitonim".Më pas tekniku francez është shprehur se sfida ndaj United ishte një test paraprak në synimin për të fituar kampionatin."kampionati mbetet i hapur pasi janë një sër ekipesh që mbeten në garë. Kishim mundësinë të bënim një hap përpara por më mirë që nuk u mundëm. FA CUP? Do të tentojmë të kualififikohemi edhe atje por fillimisht të përqëndrohemi te kampionati.Arsenali të shtunën do të përballet me Liverpoolin në FA CUP, dhe më pas do të presin kampionen e Evropës, Bayern Munich, në Ligën e Kampionëve tre ditë më vonë.Ndërkohë trajneri i Manchester United, Devid Mojes ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur nga pika e marrë."Kemi bërë një lojë të ekulibruar. Kishim raste të mira por nuk mundëm ti kthejmë në gol. Donim të fitonim dhe këtë gjë e shfaqëm edhe në fushën e lojës. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë që është njëkohësisht edhe kandidatë për të fituar këtë sezon titullin kampionë. Duhet të punojmë shumë që të fitojmë në ndeshjet e ardhshme", deklaroi trajneri skocez i djajve të kuq që rrezikon edhe shkarkimin pas rezultateve të dobta të skuadrës.