Moyes ka në objektiv Diego Kostën
Diego Costa është një prej objektivave kryesor të Manchester Unitedit për merkatos e verës. Sulmuesi i Atletico Madridit tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane, përfshirë Chelsean, Arsenalin dhe së fundmi edhe Manchester United.Sipas Sport Direct News, trajneri i kampionëve të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar takime me drejtuesit e Atletico Madridit pas ndeshjes kundër Real Valladolidit të shtunën në sfidën e La Ligës ku Costa shënoi një gol. Tekniku skocez konfirmoi interesimin e tij për transferimin e futbollistit brazilian të natyralizuar në spanjoll, në Old Trafford në fund të këtij sezoni. Moyes kërkon të përforcojë edhe më tepër sulmin, duke shtuar edhe një futbollist klasi për Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn.Velra e kartonit të Diego Kostës është një problem më vete duke parë që ai kap shifrën e 60 milionë eurove por shifrat e nxjerra në mediat angleze se Moyes do të ketë në dispozicion 100 milionë paund të shtyn të besosh se ky operacion mund të finalizohet me sukses. Nga ana tjetër nuk duhet harruar as Cheslea I Jose Murinjos, I cili ka avantazhin pasi ka të njëjtin agjent dhe mund të arrij me lehtë te sulmuesi I fuqishëm. Nga ana tjetër me ardhjen e Diego Kostës me shumë mundësi do të largohej edhe Van Persie që nuk po kalon aspak një moment të mirë.