Fabregas falenderon Manchester United për interesimin

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas e ka pranuar se është "mirënjohës" ndaj Manchester Unitedit për interesimin ndaj tij gjatë verës së vitit të kaluar. David Moyes dështoi me dy oferta për ish kapitenin e Arsenalit, i cili qëndroi në Camp Nou dhe gjeti hapësirë për të luajtur tek trajneri i ri Gerardo Martino."Është gjithmonë dicka e bukru kur një klub si Manchester United flet shumë mirë për ju dhe e shihni se ju kërkon", deklaroi spanjolli për Football Focus.Më tej ai foli edhe për sezonin aktual që po kalon te skuadra e Barcelonë."Por, jam duke kaluar një periudhë të mrekullueshme. Jam duke luajtur çdo javë dhe ndihem shumë i rëndësishëm në ekip dhe jam shumë i lumtur tani. Këtë sezon jam ndjerë edhe më tepër vetja ime, me më shumë liri dhe më i sigurt në mënyrën se si kam luajtur. Nuk është e lehtë pasi duhet bindësh tifozët se e meriton vendin në formacion. Trajneri më beson dhe më ka dhënë atë që kisha nevojë. Jam duke kaluare periudhën time më të mirë këtu", u shpreh mesfushori spanjoll.Fabregas gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 23 ndeshje duke shënuar 9 gola. 8 në kampionat dhe një gol në Ligën e Kampioneve.