Hoxhson në pritje të Januzaj te Manchester United
Roy Hoxhson ka kërkuar nga Federata Angleze e Futbollit që të vendos një herë e përgjithmonë nëse ai mund të llogarit në Adnan Januzajn si futbollist i së ardhmes për skuadrën e tij. Mesfushori i Manchester Unitedit ka të drejtë të luajë për Kosovën, Shqipërinë e Belgjikën por ka dhënë indikacione se mund të jetë i gatshëm të pres deri më 2018 para se të ketë të drejtë të paraqitet për Anglinë.Hoxhson ka insistuar se nuk mund të planifikoj Januzajn në skuadrën e tij përderisa drejtuesit e Federatës Angleze të vendosin nëse duan të natyralizojnë futbollistin."As që kam menduar fare deri më tani. Gjithcka mund të them për këtë temë është se është çështje e bordit të Federatës Angleze. Nuk ka dyshime për këtë gjë, sepse është ngriitur një numër çështjesh brenda futbollit. Është shumë e thjesht. Për momentin, bordi i Federatës Angleze duhet të sqarojë se Cfarë ka në mendje dhe cila do të jetë politika e tyre, unë mundem vetëm të qëndroj në pritje" tha Hodgson për " The Mirror".Në fund ai dha një mendim edhe për të ardhmen e mundshme të talentit të United."E vetmja gjë që duhet ta kuptoni në lidhje me Januzajn është se në cdo gjë që do vendos të shkoj Anglia , me rregullat që ekzistojnë për momentin, nuk ka gjasa që ai të luajë për Anglinë për vitet e ardhshme".