Kombëtarja e femrave turpërohet me Portugalinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2014, 11:54
Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll është shkatërruar edhe përballë Portugalisë, pasi dje në mbrëmje pësoi një humbje të thellë me rezultatin 7-1. Ndeshja ishte e vlefshme për Eleminatoret e Kampionatit Botëror, ndërsa golin e vetëm për vajzat shqiptare e shënoi kapitenia e ekipit, Aurora Seranaj në minutën e 49-të të takimit.Shqipëria ka arritur që nga 5 ndeshjet kualifikuese të marr vetëm një fitore dhe atë kundër Greqisë në Durrës 1:0. Kujtojmë se deri në fund të eliminatoreve Shqipëria do t'i zhvillojë edhe 4 ndeshje, ndërsa takimi i radhës do të jetë me 4 prill kundër Belgjikës në Shqipëri.