Napoli shkatërron Romën, në finale pret Fiorentinën

Napoli-Fiorentina do të jetë finalja e Kupës së Italisë për vitin 2014-të. Skuadra e Benitezit ka arritur mbrëmë të shkatërrojë Romën në gjysmëfinalen e dytë, pasi e kishte humbur të parën me rezultatin 3-2 në "Olimpiko". “San Paolo” do të ndizej nga kjo fitore magjike dhe ndoshta fati më i madh ka qenë në shkallët e stadiumit teksa Diego Armando Maradona festonte si i çmendur golat e Napolit.Sfida do të niste e barabartë për të dyja skuadrat teksa verdhekuqtë shfaqen në dy raste rrezikshëm me Destron dhe Zhervinjon por që nuk mundën ti kthenin në gol. Goli i parë do të vinte në minutën e 33-të teksa Kajeon bën gjithçka mirë duke shënuar golin e avantazhit dhe duke ngritur pesh stadiumin "San Paolo" që kthehet në një tërmet të vërtetë.Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa e dyta do të niste menjëherë me golin e Higuain që i tregon Maradonës se synon që të jetë pasardhësi i tij te skuadra e Napolit. El Pibe Doro shënoi me kokë duke vulosur thuajse kualifikimin për të cilin do të mendonte Zhorzhinjo të realizonte edhe golin e fundit.Roma do të mundohet të reagonte por Strotman detyrohet të stepet në gëzim teksa goli i tij është në pozicion jashtë loje. Deri në fund rastet do të ishin të shumta për të dyja skuadrat. Messi i Italisë, Insinje mundohet ta imitoj pleshtin por nuk mundet të shënoj. Në fund gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, e cila mbyllet me turpërimin e verdhekuqve ndërsa napolitanët do të kërkojnë me 3 maj në finalen e "Romës" ndaj Fioretinës  trofeun e  dytë radhazi në këtë kompeticion.