Të kuqtë parakalojnë në renditje Teutën dhe pozicionohen të dytët

Sikur Migen Memelli të kishte qenë në derbin ndaj Tiranës, e të luante duke shënuar dy gola si sot ndaj Lushnjes, tifozët ende të mërzitur nuk do të akuzonin ekipin siç e kontestuan sot në shkallet e stadiumit me frazat: "Nuk falet derbi".Të kuqtë parakalojnë në renditje Teutën dhe pozicionohen të dytët, me 7 pikë diferencë nga korçarët, ndërsa lushnjarët duket se e kanë marrë tashmë rrugën për një kategori më poshtë. Të paktën ka javë që janë në "rënie të lirë", me destinacion rikthimin andej nga erdhën sezonin e shkuar.Migen Memelli ka debutar me gol te Partizani, duke shënuar që në minutën e 2-të, duke motivuar edhe më shumë trajnerin debutues Sampaio në pankinë. Të kuqtë kanë qenë më të qetë dhe të qartë në fushën e lojës, duke tentuar pa ndërprerje portën lagunare. Bomberi i njohur, Memelli, në minutën e 11-ë do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe në këtë ndeshje, dhe pse tifozet e kuq bojkotuan shkallët e stadiumit dhe u bënë pjesë e lojës në minutën e 20-të. Lushnja detyrohet të luaj me një lojtar më pak në minutën e 29-të ku Byzhyti largohet me karton të kuq. Por sulmuesi Memelli do të shënoj një tjetër gol në minutën e 41-të ,por anulohet cuditërisht nga gjyqtari, ndërsa pamjet tregojne se ka qenë gol i rregullt.Në fund nuk ka histori, Partizani fiton ndeshjen, por jo tifozët. Edhe në vërshëllimën e fundit të gjyqtari. Tifozët nuk u ndalen duke dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes me të njëjtin qëndrim: "Nuk lihet derbi".