Arsenali me humbje në financa

Arsenali ka njoftuar për një humbje të përgjithshme prej 2.7 milionë eurosh në gjashtë muajt deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Ekipi i trajnerit Arsen Venger është një ndër skuadrat pretendente për të fituar titullin kampionë në Premier League por jashtë fushës, klubi ka pësuar rënie prej 24.4 milionë eurosh në përfitime, krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit 2012.Ndërkohë të ardhurat në total janë rritur nga 129.5 milionë euro në 166 milionë euro falë të përfitimeve në ditën e ndeshjeve dhe marrëveshjeve të reja për sponsorizim. Por, rëniet në aspektet tjera rezultuan në humbje në bilancin e përgjithshëm.Përfitimet në uniformat e futbollistëve janë reduktuar për 44.8 milionë euro krahasuar me vitin 2012, ndërsa të ardhurat në lidhje me pronën e klubit, gjithashtu kanë rënë me 38 milionë euro. Pavarësisht rezultatit, zyrtari Çips Kesuik është shprehur optimist se e ardhmja e klubit do të jetë më e mirë në aspektin financiar si dhe rezultatet në fushën e lojës. Kujtojmë që blerja më e madhe e verës për topçinjtë ka qenë mesfushori Mesut Ozil I cili u ble nga Reali I Madridit për 50 milionë euro. Ndërkohë në muajt e fundit nuk kanë munguar edhe ofertat për të bërë blerje të tjera. Në Kampionat skuadra e Venger është në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Chelsea i vendit të parë.