Juve në kërkim të historisë, synon dy trofe

Kjo javë do të jetë impenjimi i fundit në shtëpinë e Juventusit. Më pas do të nis edhe aventura drejt dy objektivave, kampionati i tretë radhazi dhe Europa League.Për këtë flet edhe merktoja e janarit me mbërritjen e Osvaldos, dhe mund të përdoret si një kartë e mirë në Europë. Përse Juventus synon të dy trofetë? Përgjigjia është për historinë, e cila thotë se është shumë e komplikuar. Por kjo finale do të luhet në “Juventus Stadium”, me 14 mars. Sigurisht që nuk është si Champions League por është një ngushëllim i mirë.Po të nisim me shifrat, është vetëm një klub që ka luajtur në finale të Europa League dhe që ka fituar kampionatin në të njëjtin sezon. Sigurisht është një kohë e shkuar pasi tashmë që nga sezoni 2009-2010 ka marr këtë emër sepse më parë quhej Kupa Uefa.  Nëse shohim 10 finalet e fundit, 4 në Europa League dhe 6 nga Kupa Uefa, dhe shohim skuadrat e mëdha në kampionatet kryesore do të vëmë re se në sezonin 2003-04 Valencia arriti të fitojë finale me Marsejën 2-0 dhe La ligan.  Të njëjtën gjë do të bënte edhe Zeniti në sezonin 2007-08 duke fituar kampionatin dhe më pas edhe Kupën Uefa duke mundur në finale Glagoou Renxhers.Tashmë ka ardhur kohë që bardhezinjtë të tregojnë paraqitje të mira edhe në Europa League. Aje ku skuadrat italiane ka 10 vjet që nuk prekin finale. E fundit është ajo e vitit 1999 ku Parma luajti ndaj Marsejës në Moskë.  Ekipet italiane e kanë injoruar këtë kompeticion duke mos e quajtur si një kompeticion të rëndësishëm. Është paradoksale të mendosh që objektivi i vetë i Juventusit është kampionati. Situata do të komplikohet disi për bardhezinjtë. Të enjten e 23 shkurtit do të jetë dueli i parë ndaj turqve të Trabzonsporit në një sezon ku objektivat e Antonio Kontes janë të paparashikueshme.