Juventus, dëmtim në gjurin e djathtë për Vucinic
Nuk kanë fund problemet për sulmuesin e Juventusit, Mirko Vucinic. Pas dyshimeve ët mëdha për5 tu larguar në merkaton e janarit ku thuajse u bë një lojtarë i Interit tashmë për malazezin vijën të tjera lajme të këqija pasi ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathë. Ekzaminimet në klinikën Fornaca në Torino evidentuan një shembje të kockës dhe meniskut të brendshëm. E përkthyer më thjesht, malazezi nuk do të duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale, por do të ketë nevojë për disa javë për rikuperimin e tij të plotë. Ai pritet të mungoj për disa javë për Kampionët e Italisë.Gjatë këtij sezoni malazezi është kthyer në një lojtarë rezerv pasi me mbërritjen e Tevez dhe Llorentes gjithcka është kthyer kundër tij. Gjatë merkatos së dimrit dështoi dhe shkëmbimi me Fredi Guarin duke mos arritur të kaloj te zikaltrit për të pasur më shumë minuta në këmbë. Tashmë te Juventusi ka mbërritur edhe një tjetër bomber Osvaldo I cili është një konkurrent më shumë në fazën e sulmit.Dëmtimi i Vucinic është një lajm o keq për Antonio Konten pasi bardhezinjtë tashmë do të shtojnë edhe ndeshjet e tyre duke qenë të impenjuar në dy kompeticione. Konte me ardhjen e Osvaldos me shumë mundësi do ta aktivizonte sulmuesin në Europa Ligë së bashku me Osvaldon ndërsa tashmë duhet të kënaqet me Kualjarelën dhe ish-sulmuesin e Sauthemptonit.