Arsenali merr hak ndaj Liverpulit
Arsenali ka arritur të mposhtë Liverpulin në raundin e pestë të FA Cup duke fituar me rezultatin 2-1. Më shumë se një fitore kjo ishte një hakmarrje ndaj redsave të cilët një jave më parë shënuan plotë 5 gola në portën e tyre. Djemtë e Venger zhvilluan një lojë mjaftë të mirë , ku spikati portieri Fabianski që bëri një sër ndërhyrjesh vendimtare. Aleks Okslade Çamberlin do të ishte I pari që do të hapte serinë e golave në minutën e 16-të. "Emirates Stadium shpërtheu në fest ndërsa redsat do të kërkonin kundërpërgjigjen.Kualifikimi i Arsenalit u duk se u bë i sigurt në minutën e 47-të kur në një aksion kundërsulmi Podolski gjeti golin e dytë për skuadrën e tij. Gjermani nuk din vetëm të ndihmoj por edhe të dëmtoj skuadrën teksa në minutë e 59-të pengon Luis Suarez-in në zonë. Gjyqtari Hauard Uebnuk pati dyshime duke akorduar 11-metërsh. Nga pika e bardhë kapiteni Gerrard nuk gaboi duke shënuar dhe golin e 2-1 e duke rihapur ndeshjen. Në minutat e mbetura Liverpool u përpoq të gjente golin e barazimit por pa rezultat duke lejuar Arsenalin që të kalojë në çerekfinalet e FA Cup, ku do të ndeshet me Evertonin që mundi 3-1 Suansin.Në ndeshjet e raundit të pestë padyshim që spikati edhe dueli mes Manchester Sitit dhe Cheslea-t e cila u fituar nga vendasit. Skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini mori hak ndaj kryesuesve të Premier Ligës për disfatën 1:0 që i shkaktoi pra dy javëve në Etihad Stadium, pro ëtë herë e bëri në sfidën e FA Cup. Stevan Jovetic kaloi Cityn në avantazh me golin e tij në minutën e 17'të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Ndërsa, golin e fitores për vendasit dhe të kualifikimit për në cerekfinale e vulosi Samir Nasri. Skuadra Jose Mourinhos dështoi të përsërisë paraqitjen e dy javë më parë kur dominuan në Etihad dhe fituan me meritë.