Roma ruan hapin e Juves, Napoli nuk gabon
Roma nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampionë dhe këtë gjë e ka treguar edhe mbrëmë teksa ka mundur pastër 3-0 në shtëpi Sampdorian. Në mungesë të Totit heroi është I riu Destro që shënon dy gola. Pejsa e parë do të dominohej nga verdhekuqtë që mudnohen me të gjitha mënyra për të gjetur golin e avantazhit. Ku dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat do të ishte Destro që shpërtheu Stadiumin Olimpiko gjysmë të boshatisur nga dënimi I tifozve ultras.Sampdoria edhe pas pushimit dukej thuajse e dorëzuar teksa pas një goditje dënimi mjeshtërore të Pjanic gjendet në disavantazh të dysfisht. Roma nuk u mjaftua me kaq dhe do të kërkonte të shënonte të tjera gola dhe të tretin e gjetën sërish me Destron vetëm dy minutamë pas. Zhervinjo bën gjithcka mirë në krah, pason në qendër për sulmuesin e talentuar që e dërgon topin në rrjet për herë të dytë në këtë ndeshje. 3-0 ishte rezultati përfundimtar me Romën që vazhdon të bëjë një sezon mjaftë të mirë dhe mban në presion Juventusin, e cila ëshët 9 pikë përpara por me një ndeshje më shumë. Ndërkohë që Samdoria bën shumë pak për të merituar ngjitjen me lart se mesi I tabelës.Sassuolo ka qenë e pafuqishme për të ndalur skuadrën e Rafa benitezit, e cila është kënaqur me dy gol, për të sigluar edhe fitoren e dytë radhazi pas asaj 3-1 ndaj Milanit. Blerim Dzemaili do të shënonte golin e parë në minutën 37-të me një goditje në hyrje të zonës, ndërsa Insinje shënoi golin e dytë në minutën e 55. Me këtë fitore Napoli qëndron 6 pikë para Fiorentinës së vendit të katërt, që të Shtunën u mposht 2-1 nga Interi në "Artemio Franchi".Zikaltrit morën pikë të plota nga Artemio Franchi, ndaj skuadrës Viola që e kërkoi golin e barazimit deri në çastet e fundit të ndeshjes. Inter kaloi në avantazhnë minutën e 34'të me Rodrigo Palacion. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, por menjëherë pas pushimi ishte Juan Cuadrado që barazoi rezultatin me një goditje nga jashtë zone.Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 65'të kur I sapo hyri në lojë Mauro Icardi riktheu Interin në avantazh, sduek sigluar ën fund edhe fitoren përfundmitare. Skuadra e Valter Mazarrit është ngjitur në kuotën e 39 pikëve, pesë më pak se Fiorentina që zë vendin e katërt.