Suarez i friksohet një dëmtimi
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez e ka pranuar se I druhet ndonjë dëmtimi që do ta linte jashtë Kampionatit botëror 2014. Uruguaiani është i uritur për trofe dhe do të udhëheq Uruguain drejt suksesit në Kupën e Botës në Brazil.Por Suarez është i vetëdijshëm se një dëmtim në fazën përfundimtare të sezonit mund ti shuaj ëndrrën, njësoj si yllit anglez Theo Uallkot, dhe sulmuesit kolumbian Radamel Falcao, i cili u dëmtua muajin e kaluar dhe është në garë me kohën për të qenë gati për garën e verës në Brazil."E vërteta është se jam i frikësuar nga ajo që i ndodhi Falcaos dhe Ëalcottit. Por, jetojme ardhmen dhe gjithmonë japim maksimumin për klubin dhe nuk mund të mendojme për këtë gjatë gjithë kohës", deklaroi Suarez për Sport.Më pas ai foli edhe për synimete tij në kmapionatin botëror:"Është një mundësi e veçantë dhe ne të gjithë duam të jemi atje, por preferoj të përqendrohem tek liga angleze. Më vonë do të vije koha kur do të filloj të mendoj për ekipin Kombëtar ", u shpreh ai.Suarez gjatë këtij sezoni po kalon një formë të jashtzakonshme teksa është në krye të golashënuesve në Europë, duke qenë kandidati numër një për ta fituar "Këpucën e Artë"