Venger: Murinjo është turpi i Çelsit

Arsen Venger nuk ka vonuar për t'ju kundërpërgjigjur deklaratës së Jose Mourinhos i cili e përshkroi si "specialist për dështim", duke e quajtur akuzën e tij si "mungesë respekti" dhe "turpërim për Chelsean". Mourinho nxiti kritikat ndaj trajnerit të Arsenalit, pasi Venger theksoi se kryesuesja e Premierligës ka frikë nga dështimi në garë për titull.Në intervistën e tij Murinjo deklaroi: "Ndoshta ai ka të drejtë, ndoshta unë nuk jam mësuar të dështoj, por realiteti është se ai është specialist për dështim, për shkak se ka kaluar tetë vjet pa asnjë titull. Nëse e bëj këtë në Chelsea, largohem dhe nuk kthehem më".I pyetur për kritikat e Mourinhos pas fitores 2:1 ndaj Liverpoolit në FA Cup, Venger tha: "Nuk dua të kthehem tek ato, ishin komente që shfaqin mungesë respekti. Asnjëherë nuk kam folur për në konferencën time. Është më e turpshme për Chelsean, se sa për mua"- tha tekniku francez.Venger nuk kurseu komentet pozitive ndaj kundërshtarit të djeshëm:"Liverpuli është një ekip I mirë dhe këtë gjë e dëshmoi edhe ndaj nesh. Jam shumë krenar për lojën që zhvilloi skuadra. Kjo ishte një kundërpërgjigjie ndaj lojës së dobët që zhvilluam në Enfilld"