"El Clasico" në finalen e Kupës së Mbretit
Barcelona-Reali i Madridit do të jetë finalja e Kupës së Mbretit për vitin 2014-të. Vetëm një ditë pasi galaktikët arritën të merrnin një tjetër fitore ndaj Atletikos, janë katalanasit që nuk kanë gabuar, duke u mjaftuar vetëm me një barazim 1-1 pasi kishin fituar sfidën e parë me rezultatin 2-0 në “Kamp Nou”.Vendasit shpresonin se mund të arrinin të kthenin rezultatin por nuk mendoi kështu Tata Martino që hedh në fushë ushtrinë e tij më të mirë, madje edhe me Messin, Fabregas dhe Ksavin e Iniestën. Sfida do të zhbllokohej nga pleshti në minutën e 27-të. Sociedad do të reagonte menjëherë duke goditur shtyllën por fraksioni i parë i lojës do të mbyllej me këtë rezultat.Në pjesën e dytë Barcelona u kujdes më shumë të menaxhonte me qetësi sfidën për të ruajtur energji për takimet e ardhshme. Në minutën e 53-të Vela do të godiste edhe njëherë shtyllën në mënyrë spektakolare. Dani Alvesh në minutën e 75-të do të falte vendasit teksa humbet një gol shumë të thjeshtë. 3 minuta nga fundi, blaugranët do të pësonin më në fund golin. Grizman do të ishte autori i golit për vendasit, të cilët mund të gëzohen vetëm sepse kanë marr një barazim pasi kualifikimi i takon Barcelonës.Tashmë katalanasit i pret "El Klasiko" e cila është vendosur të luhet në “Mestaja”. Me 19 Prill në këtë stadium do të luhet finalja për herë të dhjetë. Kujtojmë që finalja e fundit që është luajtur në Mestaja është me 20 prill të vitit 2011, ku galakikët nën udhëheqjen e Jose Murinjos fituan 1-0 me gol të Kristiano Ronaldos. Stadiumi mund të konsiderohet me fat për skaudrën e Tata Martinos e cila ka fituar 4 trofe të Kupës së Mbretit. Në total, “Mestalla” ka vetëm tre skuadra fituese Barcelona me 4 tituj, ndjekin Reali i Madridit dhe Espanyol me 3 dhe 2 tituj.