Bayerni i frikshëm, Schalke blindon vendin e katërt
Bundesliga është kthyer tashmë në një telenovelë me të njëjtat seri, ku Bayerni nuk din të njoh rival. Kundërshatri I radhës ishte Freiburgu, e cila në fund të ndeshjes u detyrua të largohej me një rezultat 4-0 nga "Allianz Arena". Serinë e golave e hapi Dante në minutën e 19-të pas një krosimi nga Kontento. .Në minutën e 34-ët, Xherdan Shaqiri, pas një pasimi nga ana e Pizarros, depërtoi në zonë dhe shënoi golin e dytë për Kampionët e Gjermanisë.Ylli kosovar nuk u mjaftua me kaq pasi 8 minuta më vonë është Kroos që pason dhe Shaqiri shënon sërish. Rezultatin përfundimtar do ta vuloste Pizarro në minutën e 88-të, I cili shkon në kuotën e 168 golave në Bundesligë, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të huaj të Kampionatit Gjerman.Borusia Dortmudn ka kopjuar bavarezët këtë javë duke fituar me të njëjtën rezultat ndaj Etraktit të Frakfurtit. Heroi i verdhezinjve sërish ishte Aubameyang, autor i dy golave në minutën e 10-të dhe më pas në të 20-ën. Ky do të ishte rezultati I pjesës së parë ndërsa e dyta do të niste, me Levandovskin I cili fiton një penallti të cilëne shëndrron po vet në gol. Telenti serb Milos Jojic, ka bërë një debutim fantastik duke shënuar golin e katërt në minutën e 68-të.Sfida më e bukur e javës ndërmjet leverkusenit dhe Shalkes ka përfunduar me fitoren e miqve 1-2, duke rritur shpresat për një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.Miqtë do të kalonin të parët në avantazh me Goretzka që shënon golin e avantazhit në minutën e 28-të. Vendasit do të reagonin menjëherë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike , t cilët shënojnë vet në portën e tyre me Santanën.15 minuta nga fundi i sfidës, është Huntelaar ai që vendosi fatin e takimit me golin e fitores për Schalken,që tashmë e ka më të sigurtë vendin e katërt për futbollin europian.