Reali nuk heq dorë nga Vidal

Trajneri i Kilit , Sampaoli është I sigurt që Arturo Vidal nuk do të largohet nga Juventus, por nga Spanja vijnë sinjale të forta për një presion gjithmonë e më shumë të rritje te Realit ndaj Juventusit. Sipas gazetës Marka, Vidal është në listën e Ancelotit I cili I ka kërkuar presidentit Perez blerjen e tij. Pas sinjaleve negative për një dëmtim të mundshëm të Gyndogan tashmë objektivi I galaktikvë është kiliani.Mesfushori i Dortmundit po ndiqet me mjaftë kujdes. Ndërkohë që sa I përket Vidal Juventusit ka rinovuar me Vidal deri në vitin 2017-të, por Mbreti Artur dëshiron të fitojë edhe në Europë. Reali do të ishte mundësia e tij e Artë për të arritur shumë shpejt te trofetë europian. Sipas mediave spanjolle Reali do të bëjë gjithcka për të blerë Vidal ose një tjetër lojtarë me të njëjtat karakteristika. Në Torino ndërkohë shifrat e përfitimeve do të ishin marramendëse pasi ai u ble nga Bayern Leverkusen vetëm për shifrën e 12 milionë eurove. Ndërsa tashmë është kthyer një ndër lojtarët më të kërkuar dhe më të mirë në botë. Nga ana tjetër bardhezinjtë duhet të ruhen edhe nga shitja e Pol Pogba-s.