Bayerni i jep një "shuplak" Hamburgut në Kupë
Nuk ka rëndësi nëse luajnë jashtë apo në shtëpi, Bayerni i Mynihut është një skuadër e pandalshme. Bavarezët kanë konfirmuar formën e jashtëzakonshme teksa mbrëmë i kanë dhënë një tjetër “shuplakë” Hamburgut "të shkretë", e cila është shumë pranë rënies nga kategoria për herë të parë në historinë e klubit.Trajneri Pepe Guardiola kishte paralajmëruar se edhe në Kupë skuadra e tij nuk do të toleronte aspak dhe këtë gjë e tregoi që në fillim teksa hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Heroi i ndeshjes ishte padyshim Mario Madzkuic që shënoi një triplet personale. Për bavarezët duket se është bërë zakon këtë sezon fitorja 5-0.Serinë e golave do ta hapte në minutën e 22-të kroati Madzukic. Dominimi do të vazhdonte edhe pas katër minutash teksa mbrojtësi Dante kujdeset të shënojë golin e dytë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa e dyta do të hapej menjëherë me gol të Arajan Roben. Më pas do të ishte Mazkuic që brenda dy minutash shënon edhe dy gola të tjerë duke vulosur rezultatin 5-0.Me këtë humbje komplikohet akoma më shumë situate për Hamburgun e cila tashmë duhet të përqendrohet vetëm në Bundesligë për të fituar betejën për të mbijetuar. Surpriza më e bukur krahas golave për Guardiolën në këtë ndeshje ishte edhe rikthimi në fushë i Bastian Shvanshtanger që preku fushën e gjelbër pas disa muajsh, ndërkohë sinjale pozitive dha edhe Toni Kros që duket se ka zgjidhur mosmarrveshjet me Pep.Në përfundim të ndeshjes bavarezët kanë mësuar edhe kundërshtarin e tyre në Kupë. Skuadra e Guardiolës do të ndeshet me Kaizerslauten ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Dortmundit dhe Volzburgut.