Liverpul i falet Gerrard, Totenhem fitore spektakolare

Liverpool ka arritur të marr një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj skuadrës së Fullhamit. Redsat mposhtën skuadrën e fundit në Premierligë me rezultat 3:2, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes nga kapiteni Steven Gerrard nga pika e bardhë e penalltisë.Ndeshja  filloi shumë keq për miqtë të cilët u gjendet në disavantazh që në minutën e tetë kur qendërmbrojtësi Kolo Toure realizoi shënoi një autogol qesharak. Ky është gabimi i dytë në dy sfidat e Liverpulit që mund ti kushtojnë skuadrës. Në fundin e pjesës së parë do të ishte Daniel Starrixh që barazoi rezultatin  pas një pasimi perfekt të Stiven Zherard.Në fillimin e pjesës së dytë do të ishte Riçardson që shënon golin e dytë për ekipin e Fulhamit. Kutinjo vetëm 10 minuta më vonë riktheu barazpeshën në fushën e lojës. Teksa minutat po kalonin dhe të gjithë në fund po prisnin vëshëllimin  e fundit të gjyqtarit, Stiven Gerrard kthen në  gol një penallti duke i dhuruar fitoren skuadrës. Me këtë fitore, Liverpool është rikthyer në garën për titull në Premier Ligë, pasi ka 53 pikë në vendin e katërt, vetëm katër më pak se kryesuesja Chelsea.Ndërkaq një takim spektakolar ka qenë edhe ndeshja ndërmjet Njukasëll dhe Totenhem. Dopieta e Adebajor dhe golat e Paulinjos dhe Çadlit kanë qenë një goditje e rëndë dhe e mjaftueshëm për bardhezinjtë vendas të cilët nuk mundën të bëjnë asgjë përballë furisë së skuadrës së Shervud. Totenhem tashmë është në vendin e pestë në kuotën e 50 pikëve vetëm 3 më pas se Liverpuli i vendit të katërt. Duket se deri në fund në Premier League do të jetë një duel spektakolar për titullin dhe për të siguruar një vend për në Ligën e Kampioneve.