Arsenal dhe United ndahen në "paqe"

Mbrëmë janë luajtur një pjesë e mirë e ndeshjeve të javës së 26-të në Premier Ligë. Kryendeshja e kësaj jave ishte supersfida ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United e cila u mbyll në barazim të bardhë. Të dyja ekipet vinin pas një fundjave të vështirë  dhe kërkonin fitoren për të dal disi nga kriza. Sfida mes topçinjve dhe djajve të kuq gjithmonë ka qenë për kreun e renditjes por në këtë sezon ekipi i Moyesit ka zhgënjyer ashtu siç po bën edhe Arsenali në javët e fundit.Që në fillim të takimit Robin Van Persie kishte mundësinë të ndëshkonte ish skuadrën e tij por nuk mundi fal edhe reflekseve të De Geas. Topçinjtë ju kundërpërgjigjën menjëherë me Xhek Uelshajër që gjithashtu kishte shansin të kalonte vendasit në avantazh por nuk mundi të shënojë. Deri në fund të pjesës së parë rezultati do të mbetej i njëjtë ndërsa rastet mund të numërohen me gishtat e dorës.Pjesa e dytë do të ishte më e vakët se e para teksa do të mungonin rastet e pastra për shënim. Van Persie dhe Kazorla ishin dy lojtarët që pak minuta  nga fundi mund të ndryshonin rezultatin por nuk mundën. Rezultati deri në fund mbeti në shifra të bardha. Adnan Januzaj nuk luajti në formacionin bazë por hyri në minutën e 75'të në vend të Juan Matas. Skuadrat u ndan në paqe duke marr një barazim që më shumë i shërben Arsenalit në luftën për titullin kampionë. Ndërsa ekipi i Moyes mbetet prapa Totenhemit dhe Liverpulit në garën për një vend në Ligën e Kampioneve.Ndërkohë moti me shi dhe më erëra të forta ka detyruar zyrtarët e federatës angleze të mos lejojnë luajtjen e dy takimeve Manchester Siti-Sanderland dhe Everton Kristal Palas. Skuadra e Pelegrinit ende nuk e ka mësuar ditën se kur do ta luaj këtë takim të prapambetur pasi ka një muaj të mbushur me shumë takime në kampionat, Ligën e Kampioneve dhe në Kupën FA CUP.