El Shaaravy së shpejti në fushë, fillon rehabilitimi

Milani sot mori një lajm të mirë, por jo nga specialistët. Stephan El Shaaravy nesër do të vizitojë Amsterdamin për tu konsultuar me mjekun, i cili ka marr përsipër rastin e lëndimit të futbollistit të Milanit.Mjeku Niek Van Dijk është duke u kujdesur për shërimin e lëndimit të El Shaarawy që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar, kur reprezentuesi italian u lëndua rëndë dhe Milani akoma po e ndjenë mungesën e tij.Sipas "Sky Sport" që nga nesër, El Shaarawy me shumë mundësi do të heq mbajtëset dhe menjëherë do të fillojë rehabilitimi i tij, por një gjë e tillë do të marr disa javë kohë.