Adel Taarabt: Balotelli po kalon një moment negativ
I huazuar nga skuadra angleze Fulham te Milani, Adel Taarabt, pati një performancë mjaft të mirë në duelin e fundjavës kundër Napolit, duke debutuar me gol.Taarabt në një intervistë për mediat italiane lidhur me gjestin emocionues të Balotellit tha:"Nuk e kam parë duke qarë. Besoj se është duke kaluar një moment negativ, dëshironte të shënonte gol për vajzën e tij. Duhet ti qëndrojmë afër, është një lojtar i madh dhe ka nevojë për dashuri dhe ne kemi nevojë për Marion. Unë dhe ai ndihemi mirë, më ka ndihmuar shumë. Kemi dal së bashku në rrugët e Napolit. I kërkova të vinte me mua dhe pasi i morrëm leje tranjerit Seedorf, u mundova që ti jap përkrahje morale edhe pse ishte natë shumë e keqe për të dhe për të gjithë skuadrën", shtoi Adel Taara