Reali në finalen e Kupës së Mbretit

Reali i Madridit ka mposhtur sërisht Atletico Madridin në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit që u zhvillua në Vicente Calderon.Mbretërit fituan me rezultat 3-0 në përballjen e parë në Santiago Bernabeu, ndërsa në ndeshjen e kthimit rezultati ishte 2-0 në favor të tyre, prandaj kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.Vendasit nuk luajtën keq në gjysmën e parë, mirëpo shkaktuan dy penalti. Njërën pas një ndërhyrjeje ndaj Ronaldos dhe tjetrën ndaj Bale.Në të dy rastet u tregua i saktë Cristiano Ronaldo duke mposhtur portierin Aranzubia (7' dhe 16').Pjesa e dytë nuk pati gola.Real Madridi në finale pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, në mes të RealSociedadit dhe Barcelonës. (Blaugranët kanë epërsi prej 2-0 nga ndeshja në Camp Nou).