Fiorentina kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2014, 13:01
Fiorentina ka arritur ta përmbysë epërsinë e Udineses(2-1) nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë për t'u kualifikuar në finalen e kësaj gare.Vendasit shkuan në pushim me epërsinë e një goli, të cilin e realizoi Pasqual (14').Ata shënuan edhe një tjetër në pjesën e dytë përmes Juan Cuadrados (61'), për ta konfirmuar fitoren.Në finale, Fiorentina pret fituesin e duelit ndërmjet Napolit dhe Romës. (Kryeqytetasit fituan me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë)