Messi humbet bastin dhe gatuan

Messi, i ka habitur të gjithë me aftësitë e tij, jo në fushë, por në kuzhinë.Sulmuesi i Barcelonës, si një shef i vërtetë, di të përgatisë dhe këtë e ka shfaqur edhe në internet, për ta parë krejt bota.Në rrjetin shoqëror "Instagram", Messi ka publikuar një video, ku shihet duke gatuar një specialitet prej mishi dhe këtë e ka arsyetuar me shkrimin nën video: "Kam humbur bastin, tani po gatuaj".Nga ajo çfarë ka përgatitur Messi, duket vërtetë e shijshme. Bashkëshortja e tij, duhet të jetë e lumtur, që ka një njeri të madh në fushë, por edhe jashtë saj.