24 ndeshje pa humbje, Real Madrid synon rekordin

Real Madridi po ecën ashtu si duhet nën drejtimin e Carlo Ancelottit, pasi klubi mbretëror është pa humbje në të gjitha garat në 24 ndeshje, prej të cilave ka regjistruar (20 fitore e 4 barazime), duke barazuar kështu rekordin e Realit të udhëhequr nga Radomir Antic në vitin 1991.Humbja e fundit e skuadrës madrilene ndodhi me 26 tetor 2013, kur në “Camp Nou” u mposht 2:1 nga Barcelona. Rekordin e mban Real Madridi i drejtuar nga Leo Beenhakker në vitin 1989 me 34 ndeshje radhazi pa humbje (25 fitore e 9 barazime) dhe më pas vjen skuadra e Capellos me 25 ndeshje.Kur shikohen këto rekorde atëherë nuk është Jose Mourinho, më i madhi dhe më i suksesshmi siç disa mediave thonë dhe shkruajnë, sepse statistikat flasin vetë dhe qartë