WBA i prishë planet Mourinhos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2014, 12:18
Chelsea nuk ka arritur të marrë tri pikët përballë West Bromwich Albionin, edhe pse pati epërsinë deri në fund të takimit.Në ndeshjen e zhvilluar në “The Hawthorns”, Blutë krijuan epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Ivanovic (45'+3).Ndërsa atëherë kur mendohej se ata do ta fitonin përballjen, Victor Anichebe e barazoi rezultatin (87').Jose Mourinho padyshim se nuk do të jetë i kënaqur me humbjen e përqendrimit të lojtarëve të tij për ta lëshuar fitoren nga dora.Chelsea mbetet në krye të Premier Leagues me dy pikë më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester City.Mirëpo, në këtë xhiro, Topçinjtë zhvillojnë derbin ndaj Manchester Unitedit, kurseCity luan ndaj Sunderlandit.